Po ngarkohet postimi…
Mbrojtja e prijësve dhe dijetarëve mbi bazën e domosdoshmërive të dijes dhe një përgjigje ndaj 21 dyshimeve rreth disa mesazheve zanore private
Shaykh Abu Iyaad Amjad Rafiq
Gjatë asaj që pretendohet të ketë qenë Pandemia e Gripit të Derrave e vitit 2009 (hapet në skedë të re)(English), Sheikh Ṣāliḥ al-Luḥaydān tha se ishte një përpjekje e elitave të botës për të nxjerrë përfitim nga vaksinat përmes përhapjes së frikes (hapet në skedë të re)(English) dhe ai mohoi ekzistencën e ndonjë sëmundje apo virusi. Atë e tallën për këtë, por ai kishte të drejtë. Vaksinat dolën të rrezikshme dhe u desh të tërhiqeshin, dhe në vitet që pasuan u paguan miliona si dëmshpërblim për viktimat në Evropë që e çuan çështjen në gjykatë.
Shaykh Abū Iyād shkroi gjithashtu për këtë temë në atë kohë dhe këshilloi kujdes në këto çështje. Ai shpjegoi opinionet e ndryshme për ngjitshmërinë e sëmundjeve (hapet në skedë të re)(English) dhe paralajmëroi nga teprimi i jobesimtarëve (hapet në skedë të re)(English).
Në vitin 2020, Shaykh Ṣāliḥ al-Luḥaydān edhe një herë hodhi dyshime për pandeminë e Covid-19 (hapet në skedë të re)(English). Abū Iyād ripublikoi artikullin e tij të vjetër për këtë temë dhe e trajtoi çështjen edhe nga këndvështrimi shkencor dhe mjekësor, duke qenë i kualifikuar për këtë falë BSc-së në Biokimi Medicinale dhe PhD-së (doktorraturës) në Biokimi.
Ai gjithashtu kundërshtoi ata që filluan të sulmonin prijësit muslimanë (hapet në skedë të re)(English), veçanërisht në Arabinë Saudite, për vendosjen e kufizimeve në Haramayn. Megjithatë, kishte një grup tjetër që filloi të shkonte ne ekstremin e kundërt, dhe ata përbëheshin nga shumë studentë të dijes në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera. Duke u frikësuar se teprimet dhe pretendimet e tyre të rreme do t'u atribuoheshin dijetarëve, Abu iyadi filloi të shkruante artikuj për të sqaruar disa nga gabimet e tyre në çështjet shkencore, mjekësore dhe fetare.
Për shembull, disa prej tyre pretenduan nga padituria se ekziston një konsensus bashkëkohor për pohimin e ngjitshmërisë së sëmundjeve dhe se ata që e mohojnë ndjekin rrugën e Dhāhiririve (literalistëve) dhe se kjo pikëpamje është thjesht filozofi dhe logjikë e mangët (shih artikullin (hapet në skedë të re)(English)). Ata gjithashtu tepruan në disa nga masat (hapet në skedë të re)(English), duke krijuar përshtypjen se teprimet e tyre buronin nga dijetarët.
Duke e ditur se kjo ishte përsëritje e mashtrimit të Gripit të Derrave 2009, Abū Iyād vazhdoi të shkruante për të sqaruar këto çështje. Dëmet e injeksioneve Covid-19 u bënë të dukshme në fund të vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021 (hapet në skedë të re)(English) dhe Abū Iyād u dha njerëzve këshilla lidhur me to (hapet në skedë të re)(English) dhe shpjegoi se ato po tregtoheshin dhe po ju paraqiteshin njerëzve në mënyrë mashtruese. (hapet në skedë të re)(English) Ai kishte plotësisht të drejtë, sepse këto detaje dolën më vonë më në fund në shesh.
Të paaftë për të përgjigjur në thelb dhe të hidhëruar që gabimet dhe teprimet e tyre u zbuluan, këta studentë filluan të përhapin thashetheme dhe kërkuan që ai t'i çonte pikëpamjet e tij shkencore dhe mjekësore për vlerësim te dijetarët (hapet në skedë të re)(English).
Ata çuan një mesazh zanor privat të majit 2021 (hapet në skedë të re)(English) te Dr. al-Bukhārī në Medine. Ai pa asnjë verifikim apo hetim, shpalli se Abū Iyād ishte një i infiltruar (hapet në skedë të re) dhe e krahasoi atë me ʿAmr bin ʿUbayd al-Muʿtazilī (një nga kokat e devijimit), (hapet në skedë të re) dhe dha fetvanë se ata mjekë dhe specialistë që këshillojnë kundër vaksinave janë mëkatarë. (hapet në skedë të re)(English)
Kjo fetva ishte baza e fushatës që nisi ʿArafāt al-Muḥammadī në vitin 2024 për të mbrojtur Dr. al-Bukhārī dhe fetvanë e tij të gabuar dhe të padrejtë, pasi e vërteta e qëndrimit që pati Abū Iyādi u bë e njohur si e vërtetë gjatë viteve 2022 dhe 2023. Pasi Abū Iyād postoi një pjesë të fjalës së Sheikh ʿAlī al-Hudhayfīt për përdorimin e vaksinave dhe epidemive si mjet për të ulur popullsinë në shtator 2024 (hapet në skedë të re)(English), ʿArafāt nisi një sulm publik në mediat sociale kundër Abū Iyādit, pasi ai kishte paralajmëruar privatisht kundër Abu iyadit gjatë viteve të mëparshme.
Kjo çoi në përçarje mes selefive në shumë vende pasi ata kishin qenë të bashkuar, dhe e gjithë kjo kthehet te fetvaja e Dr. al-Bukhārī e vitit 2021.
Ajo që ndodhi në këtë ngjarje është e ngjashme me atë që ndodhi në ngjarje të tjera si Jemeni i Jugut (hapet në skedë të re) dhe Sudani (hapet në skedë të re), ku sheikhët që thanë të vërtetën dhe treguan gabimet e Dr. al-Bukhārīt dhe ʿArafātit në ato çështje u sulmuan dhe u nënvlerësuan, megjithëse kishin thënë të vërtetën. Faji i tyre i vetëm ishte që guxuan të mbrohnin veten e tyre kundër akuzave të rreme dhe zullumit.
Prandaj burimet e mbledhura në këtë seksion dokumentojnë sqarimet dhe përgjigjet e vetë Shaykh Abū Iyād lidhur me këto akuza, si dhe materialet që e mbrojnë atë nga pretendimet që i atribuohen. Ato përfshijnë gjithashtu të gjitha materialet që lidhen me këtë çështje.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se disa nga sqarimet e tij i paraprijnë artikujve që vazhduan t'ia atribuonin këto gënjeshtra atij, megjithëse ai tashmë i kishte trajtuar dhe sqaruar këto çështje përkatëse .
Duke marrë parasysh këtë , materiali i paraqitur këtu synon të dokumentojë atë që u tha realisht, të dallojë fjalët e vërteta të tij nga ato që i janë atribuar atij, dhe të ofrojë sqarimet dhe përgjigjet përkatëse për ata që kërkojnë ta kuptojnë çështjen.
Al-Allāmah Shaykh Rabīʿ al-Madkhalī (رحمه الله)
“The Haddādiyyah have a filthy principle, and it is that when they attribute a statement to a person that he is innocent of and openly declares himself free from, they persist in continuing to accuse that oppressed person of what they have attached to him, and by this vile principle, they surpass the Khawārij.”
[Compilation of the Books, Treatises, and Fatwas of the Esteemed Scholar, Shaykh Rabīʿ ibn Hādī ʿUmayr al-Madkhalī, 9/764]
Translated by Salafi Dawah Manchester

Shaykh Abu Iyaad Amjad Rafiq
[Me kontekst, shpjegim dhe sqarim në shënimet në fund të faqes]
Shaykh Abu Iyaad Amjad Rafiq
Shaykh Abu Iyaad Amjad Rafiq
Shaykh Abu al-’Abbas Bilāl ibn ʿAbd al-Ghanī al-Sālimī
Anglisht (hapet në skedë të re)(English)
Shaykh Abu Khadeejah Abdul-Wahid
Shaykh Abu Khadeejah Abdul-Wahid
Abu Maryam Tariq bin 'Ali
Salafi Dawah Manchester
Pjesa 1 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 2 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 3 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 4 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 5 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 6 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 7 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 8 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 9 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 10 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 11 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 12 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 13 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 14 (hapet në skedë të re)(English)
Pjesa 15 (hapet në skedë të re)(English)
[Një thirrje për studentët e dijes në Perëndim (botën anglishtfolëse) që të kërkojnë sinqeritetin dhe t'i përmbahen metodologjisë së Selefëve]
Shaykh Abu al-’Abbas Bilāl ibn ʿAbd al-Ghanī al-Sālimī
Shaykh Abu Iyaad Amjad Rafiq
Hap PDF-në (hapet në skedë të re)(English)
Shaykh Abu Iyaad Amjad Rafiq
Shaykh Abu Iyaad Amjad Rafiq